Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati njofton se fshati Gurbardh po bëhet edhe me disa rrugë të reja, përcjell ArbëriaTv.
Kastrati thekson se përveç projekteve në qytet, nuk janë duke i ndalur as investimet komunale në fshatrat e kësaj komune.
Tutje shton se sot kanë asfaltuar disa rrugë në fshatin Gurbardh duke informuar se në ditët në vijim do të vazhdojnë dhe në fshatrat e tjerë.
Kryetari i uron banorëve të Gurbardhit investimin e qeverisjes komunale të Malishevës./ArbëriaTv/