Ekrem Hyseni, kandidat i Nismës për kryetar të Malishevës, i cili fitoi pa balotazh, ka falënderuar qytetarët dhe mërgimtarët për mbështetjen e tyre.
Ai ka shkruar:
“Me mbi 52.51% të votave, të mbështetjes së qytetarëve, ju më keni dhënë nderin dhe besimin që të vazhdoj të udhëheq komunën tonë edhe për 4 vite të tjera. Ky është një moment i jashtëzakonshëm mirënjohjeje, emocioni dhe përgjegjësie që do ta mbaj gjithmonë afër.”
Hyseni e konsideron këtë fitore si një moment historik për komunën e Malishevës dhe shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në rezultat.