Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kastrati: Deputeti Muja po përpiqet të bllokojë hetimin e aferave korruptive në MASHT

Extra AL PVC

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Armend Muja, për përpjekjet e tij për të bllokuar punën e Komisionit Hetimor për Tekstet Shkollore.

Sipas Kastratit, Muja është përfshirë në këtë çështje për të hedhur hi syve opinionit publik dhe për të mbuluar aferat e tij të mëparshme me Prokurorinë Speciale.

Kastrati ka thënë se Muja po përpiqet të bllokojë hetimin e aferave korruptive në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të udhëhequr nga Arbërie Nagavci.

“Armend Muja e ka marrë bajrakun e po mundohet me i hedh hi syve opinionit për Komisionin Hetimor për Tekstet Shkollore. Pse bash ky? Mendoj për shkak se Muja ka përvojë me akuzat që Prokuroria Speciale i ka bërë ndaj tij në të kaluarën. Sipas raportimeve mediatike, Armend Muja kurrë nuk është shpall i pafajshëm, por Gjykata Themelore kishte marrë vendim të parashkrimit absolut (vjetërsimit) të lëndës, pasi kjo ishte arritur në bazë të Kodit Penal”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Kastrati ka bërë thirrje që Komisioni Hetimor të vazhdojë punën e tij dhe pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria Speciale të ndërhyjë për të trajtuar çështjet ligjore që do të dalin nga hetimet.

“Ky është Armend Muja që po mundohet të bllokoj hetimin e aferave korruptive në MASHT-in e Nagavcit. Po ju fryn fllad nga hetimet e mundshme të Prokurorisë Speciale dhe po mundohen me blloku kundërligjshëm punën e Komisionit Hetimor dhe vendimet e Kuvendit. Armend, riktheje ankthin e shijes së pizes ne burg e tregoju Nagavcit dhe të tjerëve sa e trisht është ajo përvojë. Në Shtator, Komisioni Legjitim i zgjedhur nga kuvendi vazhdon punën dhe pas përmbylljes aty duhet me pas punë Prokuroria Speciale”, ka shkruar tutje ai.

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...