Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kastrati: Albin Kurti e ka vendin në burg

Kastrati: Albin Kurti e ka vendin në burg

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka vendin në burg.

Kështu deklaroi Kastrati, duke iu referuar aferave me rezervat shtetërore dhe aferave të ministrit të VV-së, Liburn Aliut.

“Unë mendoj që Albin Kurti e ka vendin në burg për shkak të aferave të Liburn Aliut dhe aferat e rezervave shtetërore e mos të shkoj te krejt ato tjerat me i përmend, po qe nja dy me të mëdhajat. Sepse falja e borxheve me miliona te çështja e Liburn Aliut kz ka qenë i informuar me email nga zyrtarët siç raportuan gazetarët për këtë rast që këtu po bëhet kjo kjo shkelje dhe ky nuk ka reagu. Perveç që nuk ka reagu, ky nuk e ka thirrë keshillin ndërministror për menagjimin e ujërave, dhe dhe automatikisht unë mendoj që hetimi do të zgjerohet deri te ky, sepse ata janë vartës të tij dhe ky ka qenë shef i tij”, tha Kastrati në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria.

Madje sipas tij, Kurti e ka frikën nga përballja me drejtësinë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit./TVArbëria./