Kandidati për deputet nga PDK-ja ka kritikuar Qeverinë Kurti për sa i përket ekonomisë dhe rritjes së çmimeve të produkteve bazike.
I ftuar në TV Arbëria, Kastrati tha se të gjitha çmimet janë dyfishuar, madje ai theksoi se duke er parë këtë gjendje ministri i Financave, Hekuran Murati ia ka ngritur vetes pagën për 40 për qind.
“Krejt janë dyfishu si çmime do të thotë sot jetohet varfër, sot është katandisur për toke nga varfëria ky popull. Sot çka ke ble si thotë populli me 100 euro para katër viteve harq tash kur hyn me një market nuk mundesh me 300/400 euro euro. Dhe tash këtu është idiotësia më e madhe 28 euro iu ka rritë rroga arsimtarit, 2 miliardë euro flejnë atje, 45 euro iu ka rritë rroga policit, gati 40 për qind ia ka rritë Hekuran Murati rrogën vetit”, tha Kastrati në emisionin “ARB DEBAT”./TV Arbëria./