Kanë ikë përmbi 200 mijë njerëz në kohën e Albin Kurtit, kështu ka deklaruar Ardian Kastrati nga Partia Demokratike e Kosovës në TV Arbëria.
I ftuar në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën, Kastrati tha ndër të tjerash se kjo gjë është e frikshme dhe rrënqethëse.
“200 mijë kan ikë, ne mos ta shohim Prishtinën sepse këtu ka qarkullim. Unë tash gjatë fushatës, por edhe para fushatës si politikan si deputet dal dal në terren besoni deri në 7/8 fshatra në ditë nuk sheh njeri të gjallë është e frikshme trupi po më tërqethet, nuk sheh rini. Në pikë të ditës, në ora 1 të ditës nuk sheh kanë ikë përmbi 200 mijë njerëz në kohën e Albin Kurtit, dhe pyetja themelore është pse kanë ikë, sepse nuk ka vende të reja të punës po të ksihte vende të reja të punës askush nuk do të ikte prej shtëpisë së vet”, tha Kastrati./TV Arbëria./