Në fundjavë sapo pamë edhe lansimin e Podcastit më të ri në sferën mediatike digjitale të Podcasteve shqiptare.
Bëhet fjalë për Kastile Podcast. Viteve të fundit e kemi vënë re se sikur në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ky format i ri është mjaft i popullarizuar dhe ekzistojnë me dhjetra të tilla në trojet shqiptare.
Z. Rrahmani më lejoni që fillimisht t’ju përgëzoj për Podacatin e ri si dhe t’ju falmnderohem që me kaq azhuritet i’u përgjigjet ftesës sonë për një intervistë të rastit.
Ju falemnderit juve për interesimin tuaj në lidhje me Kastile Podcast.
Kjo në fakt do të ishte edhe pikërisht pytja jonë e parë, pse pikërisht emërtimi “Kastile Podcast”?
I’u përvesha punës dhe grafikat e para i editova, ridisajnova, ri-emërtova dhe i përshtata për formatin dhe emërtimin e Podcastit të ri. Kur arita në pikën kur duhej hapur faqet zyrtare të saj atëherë kuptova se egsiztonte edhe një Podcast tjetër gjithashtu në Kosovë gjithashtu me të njejtin emërtim. Me vete thash se nuk ia kam filluar mbarë! Ndoshta këto do të duheshin të ishin gjëra e parë për të kontrolluar para se të filloja ndonjë punë tjetër. Por përsëri duke qenë ai shpirti luftarak i cili nuk dorëzohet e mendova një emër të ri dhe përderisa po luaja me fjalë e togfjalësha më lindi ideja për emërtimin Kastile Podcast. Menjëherë shikova se në mos kishte një të njejtë, ishte një mjaft i ngjashëm mirëpo jo identik! Për mua mbetet emër unik pasi si një togfjalësh mund ta krijoja një emër të ri me bashkimin e të dyja fjalëve, PodKastile.
“Sigurisht. Kastile Podcast është një projekt shumë i rëndësishëm për mua. Është një platformë ku diskutojmë tema të ndryshme që janë të rëndësishme për shoqërinë tonë. Ne synojmë të informojmë dhe edukojmë dëgjuesit tonë në mënyrë argëtuese dhe të menduar mirë.”
Çfarë e bën të veçantë Kastile Podcast në krahasim me podcaste të tjera?”
Unikësia e Kastile Podcast qëndron në mënyrën si ne trajtojmë çështjet. I referohem me ne sepse në Kastile Podcast siç ndoshta do te keni mundur ta vëreni është edhe udhëheqësi i dytë në kuadër të Podcastit, Drini Meka mirëpo i cili për momentin ëahtë shumë i zërë me afatet e projekteve të tjera dhe do të më baahkangjitet dikur me përfundimin e tyre. Ne përpiqemi të sjellim në vëmendje perspektiva të ndryshme dhe të përfshijmë zëra të ndryshëm, jo-medoemos zëra që publiku ynë ti ketë dëgjuar më parë, duke u siguruar që çdo temë të trajtohet me thellësi dhe respekt. Gjithashtu, përdorim një qasje shumë të përfshirë në diskutimet tona, duke u munduar të lidhim temat me përvojat dhe realitetin kosovar/shqiptar.”
Ju tregova për sfidën e emërtimit. Një nga sfidat më të mëdha ka qenë gjithashtu gjetja e ekuilibrit të duhur midis argëtimit dhe informimit. Dëshirojmë që dëgjuesit të ndihen të angazhuar dhe të mësuar, pa humbur elementin e lehtësisë dhe argëtimit. Gjithashtu, është sfiduese të sigurohemi që të mbajmë cilësinë e lartë të përmbajtjes në çdo episod.”
Ju mbrëmë lansuat edhe episodin e juaj të parë a mund të na thoni ndonjë fjalë më shumë rreth saj?
Edhe këtu është një histori në vete. Episodin e parë e kisha menduar ta realizoja menValbona Xhakja aty ku kishte mbetë Podcasti im i fundit para 10 vitesh. E ndiva si obligim dhe borgj moral që të filloja me Valbonën. Fatkeqësiht përkundër tri tentimeve tona ajo dështoi për arsye se vendi ku Valbona jeton në Amerikë ishte përfshirë nga stuhi të dimrit dhe ishte shpallë gjendje emergjente. Në mënyrë që datat mos të shtyheshin më tutje u deturova që episodin e Valbonës ta zavedësoja me mysafirin e temës së dytë Enis Hysenin.
Tema e këtij episodi tuaj ishte “Intelegjenca Artificiale” mund të na thoni diçka më shumë për te?
Unë do ju ftoja që ju ta shikoni apo ndëgjoni ate pasi që tashmë ëahtë e publikuar por nuk do të ngurroj të them ca fjalë për mysafirin e episodit të Kastile Podcast, Enis Hyseni. Ne jemi miq në Facebook prej disa vitesh dhe unë e përcjellë vazhdimisht punën e tij në fushën e Teknokogjisë Informative dhe Programimit ku ai ka edhe kompaninë e vete e cila i ofron këto shërbime dhe solucione. Enisi gjithashtu velron shumë dhe ndihmon shumë në identifikimin e talentëve në fushën e teknokogjisë informative dhe iu ofron atyre punësime në kompani të ndryshme Evropiane me paga joshëse për tregun e Kosovës. Ishte vëryetë kënaqësi ta realizoja episodin me Enis Hysenin.
Si e shihni të ardhmen e Kastile Podcast?”
Unë shoh një të ardhme shumë të ndritur për Kastile Podcast. Plani ynë është të zgjerojmë dhe të përfshijmë më shumë zëra dhe ekspertë, duke u përqendruar në tema që janë relevante jo vetëm për Kosovën apo Shqipërinë, por edhe për shqiptarët anembanë botës. Dëshirojmë të bëhemi një burim kryesor për informacion dhe diskutime cilësore në shqip.”
Z. Rrahmani ju nuk jeni emër i padëgjuar në botën e mesias në Kosovë. Ju i përmendët podcastet e juaja e para 10 viteve por ne ju njohim edhe nga kolumnet e juaja disa vjeçare në Koha Ditore, pastaj nga kolumnet e juaja nga portali i lajmeve N’zë si dhe gjithsesi nga postimet e juaja në murin tuaj në Facebook. A mund të presim një çasje të njejtë edhe në Podcastin tuaj Kastile ashtu me sarkazmën, ironinë dhe mendjen e juaj të mprehtë!
Gjithsesi se aktivitetet e kaluara janë përvoja shumë të veçanta për mua sigurisht se fryma do të jetë e njejta pasi që unë jam i po njejti person pavarësisht mediumit ajo që do të ndryshojë ëahtë se në Kastile Podcast do të gjveshë kostumin e Ambasadorit të vetshpallur të Republikës së Kosovës në Facebook hahaha.
Z. Rrahmani ju falemnderit për kohën tuaj dhe ju dëshirojmë suksese.
Ju falemnderit edhe juve për interesimin tuaj dhe për këtë mundësi. Punë të mbarë