Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasollit i ikën lajmi i organizatorit të protestave Qendrim Kryeziut, merret me Abdullah Hotin

Kasollit i ikën lajmi i organizatorit të protestave Qendrim Kryeziut, merret me Abdullah Hotin

Analisti politik Afrim Kasolli ka reaguar lidhur me debatet e fundit për protestat e paralajmëruara në Kosovë, duke thënë se vëmendja po zhvendoset nga organizatorët e protestave tek personat që u janë bashkangjitur atyre.

Sipas Kasollit, disa po fokusohen te ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, ndërsa po anashkalohet organizatori i protestave, Qendrim Kryeziu.

“Aktualisht në Kosovë janë duke u bërë thirrje për protesta nga dy motive dhe arsye të ndryshme politike, ekonomike dhe ideologjike.

Në njërën anë ka ditë që ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti, është duke insistuar që me anë të protestave të mbrohet projekti i gazit amerikan dhe aleanca jonë strategjike me SHBA-të. Në anën tjetër, eksponentë gri të Lëvizjes Vetëvendosje, si Dejona Mihalli, por jo vetëm, kanë paralajmëruar se nëse insistohet për ta imponuar këtë projekt, vendi do të përballet me protesta rezistuese.

Mbetet të shihet nëse më mobilizuese do të jetë thirrja për të mbrojtur investimet amerikane apo ajo për të rezistuar ndaj tyre. Kjo përplasje eventuale do të jetë sprova vendimtare strategjike e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Kasolli.