Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: Zgjedhjet mund të kenë vonim, por jo shpëtim

Kasolli: Zgjedhjet mund të kenë vonim, por jo shpëtim

Analisti Afrim Kasolli ka paralajmëruar se procesi i zgjedhjes së presidentit dhe mbajtjes së zgjedhjeve në Kosova mund të përballet me vonesa dhe komplikime të shumta politike.

Në një paraqitje në emisionin ARB Debat në TV Arbëria, Kasolli u shpreh se zgjedhjet mund të shtyhen, por jo të shmangen plotësisht.

“Zgjedhjet mund të kenë vonim, por jo shpëtim,” deklaroi ai.

Ai përmendi edhe takimet e fundit ndërmjet Albin Kurti, Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamza, duke i cilësuar ato si përpjekje për të gjetur një emër konsensual për postin e presidentit, në një fazë të re politike ku vendi tashmë ka hyrë.

Megjithatë, sipas tij, mbetet e paqartë se kur do të mbahen zgjedhjet, për shkak të shumë faktorëve dhe zhvillimeve në prapaskenë që mund ta komplikojnë procesin.

“Nuk jam i sigurt se kur do të mbahen zgjedhjet, sepse ka shumë variabla dhe shumë lojë në prapaskenë që mund ta komplikojnë këtë proces,” theksoi Kasolli.

Ai shtoi se këto zhvillime mund të përshkallëzojnë edhe më tej bllokadën politike, ndërsa një nga adresat kryesore për zgjidhjen e çështjeve mbetet Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Njëra prej adresave kryesore mund të jetë dërgimi i lëndëve njëra pas tjetrës në Gjykatën Kushtetuese,” u shpreh ai.