Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli thotë se shqetësimi i Gjermanisë mbetet roli i saj në NATO

Kasolli thotë se shqetësimi i Gjermanisë mbetet roli i saj në NATO

Analisti politik Afrim Kasolli, në ARB Debat me Rid Berishën, ka folur për zgjedhjet që u mbajtën në Gjermani.

Ai ka potencuar se gjatë mandatit të ardhshëm, shqetësimi i Gjermanisë mbetet pakësimi i rolit të NATO-së në Evropë.

“Kjo është sfida kryesore që do të përballet Gjermania gjatë këtij mandati. Shqetësimi i saj mbi pakësimin e rolit të NATO-së në kontinentin evropian, ka të bëjë edhe me një temë që e ka hapur vetë kancelari në ardhje, i cili thotë se a duhet të ketë Gjermania edhe armët e saj bërthamore, dhe mos të mbështetet vetëm tek stacionimi i armëve bërthamore amerikane që ia garantojnë sigurinë Gjermanisë për shkak të Rusisë, dhe këtu Gjermania ka disa obligime ndërkombëtare që i ndalojnë posedimin e armëve të tilla pas Luftës së Dytë Botërore,” ka potencuar Kasolli. /TV Arbëria

Merz thirrje për “pavarësi” nga SHBA-ja – Kasolli: Rezultat i presionit të SHBA-së ndaj vendeve evropiane