Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kasolli: Sveçla pretendon se Prokuroria nuk i ka marrë në konsideratë dëshmitë për implikimin e shtetit serb në këtë agresion

Kasolli: Sveçla pretendon se Prokuroria nuk i ka marrë në konsideratë dëshmitë për implikimin e shtetit serb në këtë agresion

Analisti politik Afrim Kasolli, ka deklaruar se tensionet ndërmjet pushtetit aktual dhe sistemit të drejtësisë, tashmë kanë kaluar në një nivel tjetër, shkruan TV Arbëria.

Kasolli ka thënë se sistemi i drejtësisë, nga pushteti është parë si i njëanshëm dhe i kapur nga ish-regjimi.

“Tensionet ndermjet pushtetit në Kosove dhe sistemit te drejtësisë nga sot kane kaluar ne nje nivel tjetër. Deri me tani ky sistem nga eksponentët qeveritare eshte atakuar si i njëanshëm dhe i kapur nga ish-regjimi”, ka thënë Kasolli përmes një postimi në faceboook.

Tutje analisti komenton dhe një deklaratë të ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, lidhur me këtë temë, ai thotë se ministri akuzonte Prokurorinë si te vonuar ne ndërtimin e aktakuzës ndaj grupit paramiltar qe e sulmoi Kosovën më 24 shtator.

“Mirëpo, ne një intervistë per Evropën e Lire, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, përpos qe e akuzon Prokurorinë si te vonuar ne ndërtimin e aktakuzës ndaj grupit paramiltar qe e sulmoi Kosovën ne fshatin Banje me 24 shtator, ai pretendon se Prokuroria nuk i ka marr ne konsiderate deshmite per implikimin e shtetit serb ne kete agresion. Nje konstatim i tille ne menyre implicite e transmeton mesazhin se gjoja Prokuroria e paska amnistuar Serbinë. Dhe krejt beteja politike e Kosovës ka qene se si ta dëshmojë këtë lidhje kauzale. Madje, bashkesia ndërkombëtare kritikave per mos ndëshkim te Serbisë pas ketij sulmi, i eshte pergjigjur se nuk kane raport zyrtar per kete ngjarje dhe jane ne pritje te tij”, ka shkruar Kasolli.

“A ka diçka te vertete ne keto konstatime te pushtetit te Kosove, apo keto pretendime jane sajuar vetem me qellim qe ky i fundit te gjeje justifikim pse nuk ia doli ta shfrytëzojë kete ngjarje ne aspektin ndërkombëtar, ku edhe pse e sulmuar Kosova vazhdon te jete e penalizuar, kjo mbetet te shihet?”, ka shkruar tutje Kasolli.