Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Strategjia e re e SHBA-ve parashikon aksione për mbrojtjen e interesave nacionale

Kasolli: Strategjia e re e SHBA-ve parashikon aksione për mbrojtjen e interesave nacionale

Kasolli ka deklaruar se aksione të tilla nuk duhet të konsiderohen befasi, pasi ato janë të precizuara qartë në dokumentin e ri të Strategjisë Nacionale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, kjo qasje është në interes primar të SHBA-ve, pasi shtrirja dhe kontrolli hegjemonik i tyre janë në koherencë të plotë me mbrojtjen e interesave nacionale.

Ai thekson se kjo nuk nënkupton se SHBA-të nuk mbështesin një botë multilaterale, por se prioriteti kryesor mbetet mbrojtja dhe garantimi i interesave dhe sigurisë së tyre kombëtare.

Në këtë kontekst, Kasolli shton se qëllimi kryesor është parandalimi i çdo interferimi, intervenimi apo depërtimi ekonomik, politik apo ideologjik nga vende si Kina dhe Rusia.