Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kasolli: Si po mbrohet Ali Ahmeti nga sulmet brutale të pushtetit në Kosovë?

Kasolli: Si po mbrohet Ali Ahmeti nga sulmet brutale të pushtetit në Kosovë?

Analisti Afrim Kasolli ka shkruar në lidhje me sulmet brutale të pushtetit të Kosovës ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit.
Sipas Kasollit një gjë e tillë është e paprecedentë sepse nuk mund të sulmohet një njeri që ia ka dedikuar jetën lirisë së Kosovës për dikë si Arben Taravari, i cili sipas tij deri vonë ka pasur raport të zbehtë me Kosovën.
Ai gjithashtu ka thënë se kjo heshtje e Ahmetit ndaj këtyre sulmeve është taktike.
“Ali Ahmeti po tregohet si nje lojtar taktik edhe ne nje dimension tjeter. I ballafaquar me sulme brutale nga eksponentet e pushtetit ne Kosove, (dicka e paprecedentë kjo ne histori ku njeriu qe ia ka dedikuar jeten lirise se Kosoves te sulmohet per dikend qe besoj deri vone ka pasur raport te vagullt me Kosoven), ka vendosur te mbrohet ne ne nje menyre tjeter. Jo te perfshihet vete ne keto polemika, ta ruaj distancen kritike dhe sensin e duhur politik ndaj qasjes se pushtetit aktual dhe misionin per kete beteje t’ia mvesh politikanit veteran te shqiptarëve ne Maqedoni te Veriut, Menduh Thacit. E ky i fundit po e kryen goxha me pasion detyren per te cilen eshte ngarkuar“, ka shkruar Kasolli.
/TV Arbëria