Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kasolli shpjegon se si po tenton Qeveria e Kosovës që humbjet për masat sanksionuese t’i paraqes si fitore

Kasolli shpjegon se si po tenton Qeveria e Kosovës që humbjet për masat sanksionuese t’i paraqes si fitore

Analisti i njohur, Afrim Kasolli përmes një opinioni të publikuar tek TV Arbëria ka shpjeguar tentativat e Qeverisë Kurti për ti paraqitur humbjet në lidhje me masat sanksionuese si fitore.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, u ka rekomanduar dje shteteve anëtare që të marrin qëndrim për heqjen e masave ndaj Kosovës. Me anë të këtij raporti kryediplomati i BE-së, e ka zhvendosur topin në kryeqendrat politike evropiane.

Kasolli në analizën e tij ka shpjeguar disa situata që reflektojnë dukshëm tentativën q Qeverisë për kapitalizim. Ai mes tjerash tha se  nuk duhet harruar faktin se Kosova ishte sulmuar nga grupet paramilitare nga Serbia me 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Dhe krerët kryesorë të shtetit patën deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e dialogut më Serbinë, pa u ndëshkuar ajo ndërkombëtarisht.

Lexoni analizën e plotë: 

Si po tenton Qeveria e Kosovës që humbjet për masat sanksionuese t’i paraqes si fitore?