Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli shkruan për kandidatin për zëvendëspresident në Amerikë, thotë që kjo zgjedhje mund të mos jetë shumë e mirë për luftën në Ukrainë

Kasolli shkruan për kandidatin për zëvendëspresident në Amerikë, thotë që kjo zgjedhje mund të mos jetë shumë e mirë për luftën në Ukrainë

Dje Donald Trump prezantoi kandidatin për zëvendëspresident të SHBA-vë, senatorin 39-vjeçar, J.D. Vance, shkruan TV Arbëria.

Pas kësaj ka reaguar analisti politik, Afrim Kasolli i cili shpalos disa detaje për kandidatin e prezantuar.

“Dje opinioni u njoftua se kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump e ka nominuar , senatorin 39-vjeçar, J.D. Vance, si kandidat për zëvendëspresident. U përmend se është autor i një libri shumë të shitur për jetën e tij, etj etj”, ka shkruar Kasolli.

Kasolli vë theksin tek politikat e jashtme të kandidatit për zëvendëspresindent të SHBA-ve, e që thotë se ky i fundit është shprehur mjaft kritik për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.
“Por pertej arritjeve personale me rëndësi janë qëndrimet që ai ka mbajtur për politikën e jashtme.

Nga ajo që pash, i njejti është kritik shumë i madh i ndihmës amerikane për luftën mbrotjese të Ukrainës kundër agresionit imperialist të Kremlinit. Ndërkohë, dihet nga të gjithë, se pa këtë mbështjetje amerikane, Ukraina moti do të kishte kapitulluar, dhe Putini vështirë se do të ishte ndalur vetëm në këtë shtet”, ka shkruar Kasolli transmeton TV Arbëria.

“Kështu, është “shije” personale e njerëzeve se si dojnë ta presin këtë nomimin. Por të gjithë ata që shfaqen si apologjet të mbrojtjes së rendit ndërkombëtar dhe e konsiderojnë jetike kufizimin e potencialeve agresive të Rusisë dhe tendencën e saj për revizionizem gjeopolitik, kjo nuk do ishte e mundur pa vepruar të kundërtën e asaj që ka promovuar J.D. Vance. Pra pa këtë asistencë bota liberale do të ishte edhe më pak e sigurt se sa është edhe sot.

Natyrisht, kjo nuk do të thote se i njejti nuk do t’i nderrojë pikëpmajet e tij nesër”, përfundon Kasolli. /TV Arbëria

Postimi i plotë

Powered by WordPress