SHKRUAN: AFRIM KASOLLI
Mediumi Vox Kosova, ka ofruar deshmi te reja te takimeve te politikaneve nga Kosova me ata nga Serbia ne shtetin e Zvicrës.
Nje i tille qenka mbajtur pak pas sulmit te paramilitar nga Serbia me 25 shtator ku mbeti i vrare polici Afrim Bunjaku.
Thuasje te mos kishte ndodhur asgje ne foto shihen duke biseduar te përhumbura totalisht ne nje bisede relaksuese ish-Shefja e Grupit Parlamentar te Levizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari- Lila, me politikanen serbe Sandra Rashkovic Iviq, e njohur per poziten e saj nje kohe si kordinatore per te ashtuquajturen zyre per Kosove dhe Metohi.
Mirepopertej kontesktit politik per shkak te kohes kur eshte mbajtur ky takim, ku prezent ishin edhe politikane tjere si nga pozita ashtu edhe nga opozita, personalisht me beri përshtypje biografia e politikanes si siper-cekur serbe.
Ajo ishte me profesion psikiatre dhe qe rrjedh nga nje familje serbe me orgjine nga Kroacia.
Sandra Rashkovic Iviq eshte e bija e mjekut te njohur serb nga ai shtet, por qe ne fund u shperngul ne Beograd, Jovan Rashkoviq, po ashtu me vokacion profesional psikatrik dhe neurologjik.
I njejti ka qene po ashtu profesor universitar ne Zagreb dhe Lubjanë si dhe ne disa universitete perëndimore.
Kurse profesionin e mjekut e ka ushtruar ne qytetin e Shibenikut dhe eshte i njohur per kënaqësite perverse qe ka përjetuar gjate aplikimit te terapise se elektroshok-ut ndaj qytetarëve kroatë dhe veçanërisht ndaj grave kroate.
Ne fund te viteve ’80 te shekullit te kaluar ai u be njeri nder flamurtaret e nacionalizmit fashist serb si dhe autor i shumë pamfleteve raciste qe metonte ta justifikonte supermacine e kombit te tij duke i shpërdoruar teoritë psikoanlitike te Sigmund Frojdit. Ne librin “Luda zemlja” ai shkruante se “kroatët jane të feminizuar nga feja katolike. Ata vuajnë nga një kompleksi i kastrimi dhe kjo i bën ata krejtësisht të paaftë për të ushtruar autoritet mbi të tjerët. Kurse sa u përket myslimanëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe rajoneve fqinje, ata janë viktima, të frustrimeve anale, cfare i nxit të grumbullojnë pasuri dhe të kërkojnë strehë në qëndrime fanatike. Kurse serbët ortodoksë, një popull edipal, priren të çlirohen nga autoriteti i atit. Nga ky shpirt rezistence ata nxjerrin guximin e luftëtarëve, të cilët janë të vetmit të aftë të ushtrojnë autoritet të vërtetë mbi popujt e tjerë të Jugosllavisë”
Pas vdekjes se tij ne vitin 1992 lideri i serbeve te Bosnjës po ashtu me profesion psikiatër, Radovan Karaxhiç i njohur per rolinn e tij sa i përket spastrimeve etnike ndaj popullsisë civile boshnjake, kishte shkruar se i ati i
Sandra Rashkovic Iviq, ishte njeri nga modelet dhe inspiruesit kryesor të tij.
U zgjata pak ne kete rrefim biografik te Sandra Rashkovic Iviq duke marr si shkas shetitjen idilike te ish-Shefes se Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetevendosje me te rrugeve te qytetit te Solothurn ne shtetin helvetik.