Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: Shefi i NATO-s iu bëri thirrje edhe partnerëve rajonal që të angazhohen për të mbajtur stabilitetin në rajon së bashku me SHBA-të, me mesazh direkt ndaj Serbisë

Kasolli: Shefi i NATO-s iu bëri thirrje edhe partnerëve rajonal që të angazhohen për të mbajtur stabilitetin në rajon së bashku me SHBA-të, me mesazh direkt ndaj Serbisë

Analisti Afrim Kasolli, në “ARB Debat” në TV Arbëria, me Rid Berishën ka folur për vizitën e shefit të NATO-s në Kosovë, Mark Rutte.

Ai ka thënë se deklaratat e fundit të shefit të NATO-s mund të jenë një mesazh direkt edhe për presidentin e Serbisë, për shkak të situatës në të cilën ndodhet.

“Shefi i NATO-s iu bëri thirrje edhe partnerëve rajonalë që të angazhohen për të mbajtur paqen dhe stabilitetin në rajon së bashku me SHBA-të, me mesazh direkt ndaj Serbisë për shkak të situatës që ndodh sot në Serbi. Regjimi i Aleksandar Vuçiq po i nënshtrohet një presioni të jashtëzakonshëm nga protestat studentore dhe popullore për shkak të pakënaqësisë që është akumuluar për mënyrën se si është menaxhuar deri tani ajo shoqëri,” ka thënë Kasolli.

Sipas analistit, Vučić po bën përpjekje ta paraqesë protestën studentore si një lloj instrumenti politik që iu shërben shqiptarëve të Kosovës.

“Nuk mund të përjashtohet mundësia që të tentojë të shpallë ekskluzivist presidentin Vuçiq nëse ai i përcjell edhe fjalimet e tij dhe të kryetares së parlamentit, gjatë gjithë kohës ata po bëjnë përpjekje të definojnë protestën studentore si një lloj instrumenti politik që iu shërben shqiptarëve të Kosovës, duke i akuzuar ata si fajtorë për gjithçka që po ndodh.
Shërbimet e huaja janë një lloj marionetë e shqiptarëve të Kosovës dhe Albin Kurtit, gjë që nuk ka sens logjik, sepse e dimë që as Albin Kurti, as Kosova, nuk kanë atë fuqi policore për të ndikuar në destabilizimin e Serbisë nga brenda,” ka thënë ai në “ARB Debat”.

“Kjo është një justifikim politik që mund të përkthehet në veprime destruktive që kanë ndodhur në të kaluarën, si në fshatin Banjë, po ashtu edhe në kanalin i Dajti-Lepenc, dy sulme që kanë cënuar tej mase sigurinë e Kosovës,” shton ai më tej. /TV Arbëria