Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Rikthimi i Listës Serbe, jo sukses – por rezultat i mbështetjes nga Beogradi

Kasolli: Rikthimi i Listës Serbe, jo sukses – por rezultat i mbështetjes nga Beogradi

Analisti Afrim Kasolli ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit për zhvillimet në komunat veriore, duke i cilësuar ato si “mashtrim dhe manipulim politik”. Sipas tij, rikthimi i Listës Serbe në pushtet në këto komuna po tentohet të paraqitet si sukses shtetëror, ndonëse realiteti është më kompleks.

Kasolli thekson se interpretimi se tash e tutje pozitat politike në atë pjesë fitohen vetëm përmes zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, anashkalon faktin se fitorja e këtij subjekti politik, sipas tij, është pasojë e mbështetjes së drejtpërdrejtë nga Beogradi. Ai shton se kjo mbështetje, sipas vlerësimit të tij, është shtuar edhe gjatë kësaj periudhe, përmes mekanizmave të ndryshëm, përfshirë punësimet në sektorë si shëndetësia.

Po ashtu, analisti vlerëson se me këto deklarime po krijohet “mjegullnajë”, duke lënë të kuptohet sikur para zgjedhjeve lokale të tetorit Lista Serbe nuk kishte qenë në pushtet përmes procesit zgjedhor, por përmes uzurpimit. Sipas tij, ky interpretim synon të paraqesë situatën aktuale si hera e parë që në atë pjesë krijohet pushtet që del nga zgjedhjet.