Analisti politik Afrim Kasolli, ka komentuar mbi dialogun Kosovë-Serbi, ku thotë se ky proces nuk është në kushtet më të mira që ka qenë ndonjëherë.
Analisti përmed takimet e mbajtura së fundmi në Bruksel në kuadër të dialogut, i cili thotë se nuk kanë pasur ndonjë sukses, po ashtu thekson se kryeministri Kurti në deklaratat e tij në një formë akuzon ndërkombëtarët lidhur me procesin e dialogut dhe e lidh situatën me faktin se përfaqësuesit e lartë të BE-së janë nga dy vende që nuk e njohin Kosovën.
“Se procesi i dialogut është katandisur në një rrugë pa krye është konstatuar disa herë nga shumë analistë si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë. Madje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në disa raste i ka akuzuar ndërmjetësit e BE-së, se me qëndrimet e tyre e kanë braktisur pozicionin neutral dhe qëndrimet e Serbisë i kanë përvetësuar si të tyret. Këto akuza janë bërë më të besueshme sidomos kur marrim parasysh faktin se si Josep Borrel ashtu edhe Mirosllav Lajcak vijnë nga dy vende që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet”, ka shkruar Kasolli.
Por sipas analistit zëvendësimi që pritet të bëhen në përfaqësimin e dialogut do të sjell ndryshime sa i përket kësaj gjendje.
“Prandaj, është shtuar shpresa se më zëvendësimin e tyre procesi do të mund të zhbllokohet duke i hapur rrugë zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas planit franko-gjerman. Ndërkohë, tashmë është konfirmuar se si përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri do të jetë kryeministra e Estonisë, Kaja Kallas. Dhe kjo e fundit është e njohur për qëndrimet e saj miqësore për Kosovën si personale, ashtu edhe të shtetit që e përfaqëson”, ka thënë Kasolli.
“Nuk ka dyshime se ky zëvendësim mund të jetë një zhvillim pozitiv. Por se sa mund të ketë efekte radikale në dialogun Kosovës-Serbi, kjo do të varet edhe nga shumë faktorë tjerë, që i tejkalon ndryshimet koniuunkturale. Prandaj, më shumë se çështje emrash, që ky proces të vendoset në binarë pozitiv duhet ndryshim strategjie. Dhe këtë vështire se mund ta bëjë një person nëse mungon konsensusi në kuadër të Bashkimit Evropian, defekt ky që deri më tani e ka karakterizuar këtë strukturë supra-nacionale”, ka thënë tutje Kasolli.
Analisti potencon se të ketë rezultate ky proces duhet të ketë edhe ndryshime strategjike.
“Nuk ka dyshime se ky zëvendësim mund të jetë një zhvillim pozitiv. Por se sa mund të ketë efekte radikale në dialogun Kosovës-Serbi, kjo do të varet edhe nga shumë faktorë tjerë, që i tejkalon ndryshimet koniuunkturale. Prandaj, më shumë se çështje emrash, që ky proces të vendoset në binarë pozitiv duhet ndryshim strategjie. Dhe këtë vështire se mund ta bëjë një person nëse mungon konsensusi në kuadër të Bashkimit Evropian, defekt ky që deri më tani e ka karakterizuar këtë strukturë supra-nacionale”, ka thënë Kasolli. /TV Arbëria
Lexo shkrimin e plotë: