Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > KASOLLI: “Qartësohet” dilema për Presidentin/en e ri të shtetit

KASOLLI: “Qartësohet” dilema për Presidentin/en e ri të shtetit

Shkruan: Afrim Kasolli

Takimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tashmë e kanë “qartësuar” me motiv gjetjen e një zgjidhje politike për temën e Presidentit të ri të shtetit, tashmë e kanë “qartësuar” pozicionin e subjekteve parlamentare për këtë temë.

Fillimisht se asnjëra prej tyre nuk ka një propozim për një emër të përveçëm dhe se dyta subjektet opozitare kanë vendosur që të fragmentarizuara të ngarendin para fituesit të zgjedhjeve në mënyrë që të shfaqen si konstruktive para opioninonit publik.

Në rastin e parë, Albin Kurti tashmë e ka bërë të ditur që Vjosa Osmani nuk është kandidate e subjektit të tij politik. Por ai është kujdesur që të mos e mohojë ne mënyrë kategorike rikandidatitimin e saj, por duke lënë të nënkuptohet se (mos)suksesi në këtë drejtim është përgjegjësi e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dhe se i takon kryetares aktuale që nëse dëshiron t’i vazhdohet mandati ajo duhet vetë që ta sigurojë mbështetjen nga partia që dikur u divorcua për t’u bërë bashkë me Albin Kurtin.

Ndërkohë, në rastin e dytë dy subjektet më të mëdha opozitare duke shkuar ndarazi te Albin Kurti janë pajtuar për ta përjashtuar Ramush Haredinajn si faktor politik dhe ta shperfillin ambicien e tij si kandidat i përbashkët i opozitës për postin e Presidentit. Në këtë mënyrë PDK dhe LDK e kanë transmetuar mesazhin se janë më të interesuara që te kenë marrëveshje politike me Albin Kurtin se sa të veprojnë si opozite e bashkuar kundër tij.