Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli publikon foto të Rugovës, Thaçit dhe Hotit në Shtëpinë e Bardhë: Ishte një kohë kur liderët e Kosovës takoheshin me drejtuesit e superfuqisë planetare

Kasolli publikon foto të Rugovës, Thaçit dhe Hotit në Shtëpinë e Bardhë: Ishte një kohë kur liderët e Kosovës takoheshin me drejtuesit e superfuqisë planetare

Analisti politik, Afrim Kasolli ka publikuar disa foto të përfaqësuesëve të kaluar të Kosovës, të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Avdullah Hoti me liderin e Amerikës Donald Trump. Ai krah fotos ka shkruar se “Ishte një kohë kur liderët e Kosovës takoheshin me drejtuesit e superfuqisë planetare”.

“Keta te fundit zotoheshin per t’i ndihmuar Kosoves se vogel e per te lobuar dhe angazhuar ndërkombëtarisht per pranimin ndërkombëtar te saj. Kjo tradite qe filloi me Ibrahim Rugoven perfundoi me Abdullah Hotin. Pas tij skena te tilla munguan. Kurse zgjedhjet ne Kosove ne mase te madhe ne vitin 2021 u fituan edhe nga satanzimi i ketij takimi nga tandemi Kurti-Osmani. Sot përfaqësues te te njejtit shtet kane deklaruar se e kane humbur vullnetin per te lobuar per Kosoven. Kaq sa i perket këtyre raporteve te “shkëlqyera” ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar Kasolli.