Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Presionet e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj Kosovës nuk janë të rastësishme

Kasolli: Presionet e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj Kosovës nuk janë të rastësishme

Analisti politik Afrim Kasolli, i ftuar në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria, ka deklaruar se presionet dhe thirrjet e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar ndaj institucioneve të Kosovës nuk janë të rastësishme.

“Presionet dhe thirrjet e vazhdueshme të Bashkësisë Ndërkombëtare nuk janë të rastësishme. Asnjë përfaqësues diplomatik nuk ka qenë, thuajse, që nuk ka reaguar; nuk ka qenë kritikë në masë të madhe, po e zëmë nga përdorimi i pozitave të dyfishta politike.”

“Thirrjet e tyre kanë një qëllim të qartë: ju vendosni për shoqërinë tuaj, ju vendosni a dëshironi ta zbatoni ligjin apo jo,” shtoi Kasolli, duke nënvizuar se mesazhet ndërkombëtare shpesh shërbejnë për të influencuar vendimmarrjen e institucioneve kosovare.