Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli për vazhdimin e mandatit të Lajçak nga BE: Shtet e Unionit janë të kënaqura me angazhimin e tij

Kasolli për vazhdimin e mandatit të Lajçak nga BE: Shtet e Unionit janë të kënaqura me angazhimin e tij

Analisti i njohur politik, Afrim Kasolli përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook ka komentuar vazhdimin e mandatit të Mirosllav Lajçak nga Bashkimi Evropian.

Sipas Kasollit ky vazhdim i mandatit tregon se shtetet kryesore të Unionit duke përshirë Francën dhe Gjermaninë, janë të kënaqura me punën e tij në këtë proces, përkundër ankesave të Qeverisë së Kosovës.

“Vazhdimi i mandatit nga Bashkimi Evropian për të dërguarin e posaçëm të Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tregon se shtetet kryesore të Unionit, duke përshirë Francën dhe Gjermaninë, janë të kënaqura me punën e tij në këtë proces, përkundër ankesave të Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Kasolli në facebook.

Ai tha se nëse do të ishte ndryshe diplomati slloav do t’i paketonte valixhet me kohë. Ai mes tjerash ka shkruar se mbase edhe Qeveria e Kosovës mund të solidarizohet me punën e Lajckut, ashtu siç kishte ndodhur më herët, kur kryeministri Kurti e lëvdonte angazhimin e këtij të fundit dhe Borrellit.

“Kjo mund të jetë kështu, së paku deri pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku nga një fitore eventuale e kandidatit republikan DonaldTrump edhe mund të ndryshojnë gjërat. Por në një skenar të tillë mbase edhe Qeveria aktuale e Kosovës, mund të solidarizohet me punën e Lajckut, ashtu siç kishte ndodhur më herët, kur kryeministri Kurti e lëvdonte angazhimin e këtij të fundit dhe Borrellit, kundër ish-ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, me arsyetimin se Kosova nuk është Meksikë, por ndodhet në Evropë”, ka shkruar analisti Kasolli

 

 

 

 

Powered by WordPress