Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli për sulmin e kanalit të ujit: Kosova rrezikon ta humb edhe këtë betejë diplomatike, nëse nuk gjenden prova se Serbia është e përfshirë

Kasolli për sulmin e kanalit të ujit: Kosova rrezikon ta humb edhe këtë betejë diplomatike, nëse nuk gjenden prova se Serbia është e përfshirë

Analisti politk Afrim Kasolli ka bërë një postim lidhur me reagimet e ndërkombëtarëve lidhur me sulmin e kanalit të ujit në Zubin Potok, shkruan TV Arbëria.

Ai ka thënë se shtetet e Prerëndimit reaguan mbi këtë ngjarje duke e dënuar sulmin, por nuk aluduan se Serbia mund të jetë pas këtij sulmi.

“Thujase te gjitha shtetet e komunitetetit euro-atlantik e denuan shpërthimit mbi kanalin Iber-Lepenc, duke e cilësuar si sulm te drejtpërdrejtë mbi infrastrukturën kritike te Kosoves.
Po ashtu, kerkuan qe përgjegjësit te dalin para drejtësisë. Mirëpo, ne asnje moment nuk aluduan se Serbia mund te jete prapa ketij akti”, ka shkruar Kasolli.

Sipas Kasollit nëse nuk gjenden dëshmi të përfshirjes së Serbisë në sulmin e kanalit të ujit, atëherë Kosova ka rrezik të humb edhe këtë betejë diplomatike.

Kasolli thotë se Kosova duhet të gjejë një rrugë për ta çarë vetminë diplomatike.

“Nese sforcohet ky narracion ku vetem denohet akti, si dhe nuk gjenden deshmi te involvimit te shtetit fqinj, atehere ka rrezik qe Kosova ta humb edhe kete beteje diplomatike. Ku Serbia zhvishet nga përgjegjësia, kurse sulme te tilla definohen vetem si akte individuale. Ashtu sic ka ndodhur ne rastin e sulmit te 24 shtatorit, ku Serbia e kaloi pa asnnje pasoje ate agresion paramiltar.

Kosova duhet ta gjeje rrugen per ta çarë vetminë diplomatike, sepse me shume se sa sulmi, humbje me e madhe do te ishte triumfi ndërkombëtar i atij narracioni ku “mungojnë deshmite e përfshirjes se Beogradit””, ka shkruar Kasolli në facebook.