Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli për politikat e qeverisjes Kurti: Pushteti po tenton të shfajësohet nga dy prej temave që ka përfituar më së shumti politikisht

Kasolli për politikat e qeverisjes Kurti: Pushteti po tenton të shfajësohet nga dy prej temave që ka përfituar më së shumti politikisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ju është drejtuar partive opozitare me një ftesë për darkë pune, raporton TV Arbëria.

Lidhur me këtë takim ka shkruar njohësi i çështjeve politike, Afrim Kasolli ku ka thënë se ky takim mund t’i ketë dy tema, njëra për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Gjykatën Kushtetuese dhe tjetra për kalimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës.

“Është plotësisht e mundur që motivi i këtij takimi të dominohet kryesisht nga dy tema tjera. E para për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, si një kusht paraprak për anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Evropës si dhe kërkimi i mbështetjes opozitare për kalimin Kodit Civil, një premtim i bërë përsëri së fundi para deputeteve social demokratë gjermanë, e cili ka mbetur në sirtarët e pluhurosur të Qeverisë, që një kohë të gjatë”, ka shkruar Kasolli.

Sipas Kasollit sa i përket Asociacionit, Kurti po tenton të shfajsohet dhe thotë se ka rënë në kontradiktë, me qëllimet e tij që i ka pasur para marrjes së pushtetit.

“Në këtë mënyrë, shihet qartë se pushteti po tenton të shfajësohet nga dy prej temave që ka përfituar më së shumti politikisht, por që tashmë i janë rikthyer në një bumerang. Siç dihet nga të gjithë, Albin Kurti, e ka përdorur kauzën e Asociacionit, si njërën nga armët e tij kryesore elektorale, kundër partive që tashmë janë në opozitë. Me anë të saj, i ka diskredituar, mundur, si dhe ka fituar një pushtet thuajse absolut në Kosovën e pasluftës. Ndërkohë, për të qenë sa më i sigurt që ky pushtet të jetë sa më masiv, ai nuk ka ngujuar të bëjë marrëveshje parazgjedhore dhe me grupe konservatore politike që ka qenë e dituar që nga fillimi që kanë pozicion kontradiktor në raport më ato që i ka propaganduar si ideale të së majtës progressive”, thotë njohësi i çështjeve politike.

Shkruan tutje Kasolli, “Prandaj, ai sot po e kërkon shpëtimin pikërisht te ata që i ka mundur, dhe me tema që i kanë krijuar fitore të brendshme elektorale por janë kthyer disfatë shtetërore. Në fund të fundit, bashkësia ndërkombëtare, sot po e kërkon miratimin e atij draft-statuti, të cilin i pari i Qeverisë e kishte glorifikuar si një dokument që e ndërpret “trashëgiminë mos njohëse të Serbisë mbi Kosovën””. /TV Arbëria.

Shkrimi i plotë:

Prapaskenat e një “darke të gabuar”

Powered by WordPress