![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Analsiti politik, Afrim Kasolli përmes një shkrimi në facebook, ka reaguar pasi ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, anuloi përurimin e shkollës “Halil Alidema”, në fshatin Pozheran të Vitisë, shkruan TV Arbëria.
Kasolli ka thënë se Nagavci është nxituar nga presionet e fushatës zgjedhore.
Postimi i tij i plotë:
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte planifikuar që sot në komunën e Vitisë të bënte përurimin e dy projekteve, objektin e ri shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran dhe të çerdhes publike në Drobesh. Mirëpo, po del se punimet në këto objekte ende nuk kane përfunduar. Pra ky është realitet i Kosovës sot, ku e para e ministrisë se Arsimit, e nxitur nga presionet e fushatës zgjedhore, planifikon te përurojë diçka qe është larg finalizimit.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)