Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: PDK nuk ka arsye të mos e votojë Simiqin pasi e ka votuar Bashën

Kasolli: PDK nuk ka arsye të mos e votojë Simiqin pasi e ka votuar Bashën

Analisti politik, Afrim Kasolli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arsye të mos e votojë Sllavko Simiqin nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Kështu deklaroi Kasolli, duke iu referuar publikimit të punimit shkencor të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e të cilit pikërisht PDK ia dha votat e mjaftueshme për këtë pozitë.

“Pas asaj që u publikua se çka ka pohuar Dimal Basha per UÇK, ajo pjesë e PDK-së që e kanë votuar atë për kryetar të Kuvendit, nuk kane arsyeje që sot të mos e votojnë as Slavko Simiqin nga Lista Serbe për nënkryetar te Kuvendit”, tha Kasolli.

Sipas tij, as Simiqi nuk ka çka thotë më tepër kundër UÇK-së, se sa ato që ka shkruar Dimal Basha.

“Ne fund të fundit, kjo pozite nuk e ka rëndesine e të parës. Dhe e dyta as Slavko Simiqi nuk ka çka thotë më tepër kundër UÇK-së, se sa ato që paska shkruar Dimal Basha”, shtoi më tej Kasolli.