Analisti politik Afrim Kasolli, ka shprehur kritika të ashpra ndaj disa përfaqësuesëve të PDK-së, duke theksuar se kanë tendenca për depolitizimin e kësaj partie.
Në një shkrim të publikuar, Kasolli vlerëson se “Klani Bon Vivant” ka investuar në propagandë vetëm për të forcua pozitat e tyre.
“Kam shkruar edhe ne te kaluarën se vetem kur i sheh njeriu disa nga spotet elektorale te klanit Bon Vivant, mjafton per ta kuptuar permasen e depolitizimit qe ky grup ka tentuar ta instaloje ne kete subjekt politik dhe historik. Eshte non-sens ky investim propagindistik i ketij sekti financiar partiak, vetem me qellim te kultivimit te imazhit te tyre “post-modern” biznesor, ndërkohë kur shume figura politike me sfond historik jane te privuara nga kjo mundësi”, ka shkruar Kasolli.
Kasolli tutje vë në dukje se sjellja e liderëve të partisë, përfshirë shfaqjet publike që nënkuptojnë një indiferencë ndaj situatës politike dhe pozicionit të Kosovës, është një tallje me opinionin dhe një shenjë e komoditetit që ata ndjejnë në pushtet.
Kasolli sugjeron që për të shpëtuar nga ky drejtim, partia ka nevojë për rithemelimin e thellë dhe të ndarë nga ky grup pseudo-politik në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo kritikë vjen pas disa manifestimeve publike të udhëheqësve të partisë, të cilët, sipas Kasollit, janë larg nga nevojat reale të qytetarëve dhe politikës së Kosovës. /TV Arbëria