Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli pas dështimit të konstituimit të Kuvendit: Edhe ky episod u zhvillua sipas skenarit të liderit të VV’së

Kasolli pas dështimit të konstituimit të Kuvendit: Edhe ky episod u zhvillua sipas skenarit të liderit të VV’së

Analisti politik, Afrim Kasolli ka reaguar pas dështimit të sërishëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kasolli tha se edhe ky  siç e quajti ai, episod u zhvillua sipas skenarit te liderit te Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Konstituimi i Kuvendit te Kosoves dështoi perseri. Edhe ky episod u zhvillua sipas skenarit te liderit te Vetëvendosjes, Albin Kurti, ashtu sic ishin orkestruar te githa episodet e kaluara, deri te zgjedhja e kryeparlamentarit Dimal Basha”, tha ai.

Sipas tij, pyetja kryesore politike që sot duhet të shtrohet për diskutim mbetet ajo, se si ndodhi që politika e një shteti t’i nënshtrohet agjendës së një njeriu.

“Mbase pyetja kryesore politike qe sot duhet te shtrohet per diskutim mbetet ajo, se si ndodhi qe politika e nje shteti t’i nenshtrohet agjendes se nje njeriu? E si duket askush nuk ka interes ne partite tjera politike ta shtroje pikerisht kete pyetje. Sepse zbulohet kotesia e tyre performative”, shtoi më tej Kasolli.