Analisti Afrim Kasolli, ka bërë një postim për këngëtaren shqiptare, Parashqevi Simaku, ai thotë se ishte një nga yjet e muzikës.
“Parashqevi Simaku ishte një nga yjet e muzikës. Kënga “Mos jua prishni lumturin” qe u shpall kenga fituese e Festivalit ne RTSh, ne vitin 1988, mbetet jo vetem njera nga perlat artistike te muzikës shqipe, por edhe nje imperativ moral, se si duhet trajtuar me delikatese kategorinë me te ndjeshme shoqërore, siç jane fëmijët.
Si sot me kujtohet kur si te vegjel prisnim ne ankth se a do ta rrëmbejë kuroren e atij eventi muzikor ajo kenge”, ka shkruar Kasolli.
Ai tutje thotë se veprimtaria e këngëtares do të jetojë përgjithmonë.
Postimi i plotë:
Parashqevi Simaku ishte një nga yjet e muzikës. Kënga “Mos jua prishni lumturin” qe u shpall kenga fituese e Festivalit ne RTSh, ne vitin 1988, mbetet jo vetem njera nga perlat artistike te muzikës shqipe, por edhe nje imperativ moral, se si duhet trajtuar me delikatese kategorinë me te ndjeshme shoqërore, siç jane fëmijët.
Si sot me kujtohet kur si te vegjel prisnim ne ankth se a do ta rrëmbejë kuroren e atij eventi muzikor ajo kenge.
Natyrisht, mesazhin e plote te atij interpretimi te pavdekshëm dhe teksti magjik e kapa vetem me vone pasi e lexova Dostojkvskin, kur thote se “asnje revolucion nuk vlen sa loti i nje femije” si dhe Niçen, kur na fton t’i kthehemi artit, femijes dhe lojes.
Testamenti i kesaj ikone do te jetoje përherë, pavarësisht fatit tragjik qe mund te kete marr jeta e saj personale, pertej brigjeve te atlantikut. Amerika zakonisht eshte definuar si “vendi i mundësive”. Mirepo, kur mundësitë jane te medha shpeshherë edhe humbjet mund te jene te tilla.