Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Pa zhvillim të sektorit privat nuk ka zhvillim të shtetit

Kasolli: Pa zhvillim të sektorit privat nuk ka zhvillim të shtetit

Analisti Afrim Kasolli, i ftuar në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria, ka deklaruar se ka pasur shumë pak debat dhe vizion nga partitë politike në vend sa i përket politikave makroekonomike për sektorin privat.

“Pak kemi dëgjuar sa i përket vizionit të partive politike në vend rreth politikave makroekonomike për sektorin privat; nuk ka zhvillim të vendit pa zhvillimin e sektorit privat.”- shtoi Kasolli

Ai shtoi se një nga treguesit kryesorë për të vlerësuar nëse një shtet ka njohur zhvillim ekonomik apo jo është raporti mes eksportit dhe importit, i cili, sipas tij, pasqyron qartë gjendjen reale të ekonomisë së një vendi.