Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Osmani vetëm mund ta ëndërrojë suksesin e Hotit, ajo na largoi nga Washingtoni me politikat populiste

Kasolli: Osmani vetëm mund ta ëndërrojë suksesin e Hotit, ajo na largoi nga Washingtoni me politikat populiste

Presidentja Vjosa Osmani sot gjatë një konference për media goditi deputetin e LDK-së dhe ish-bashkëpartiakun, Avdullah Hoti, duke e quajtur “njeriu më jorelevant”, me të cilin “nuk do ta humbë asnjë sekondë”.

Kjo pas deklaratave të Hotit se Osmani e ka luftuar Marrëveshjen e Washingtonit duke e quajtur ‘cenim të rendit kushtetues’.

Sipas analistit Afrim Kasolli, Osmani në pamundësi për ta goditur zyrtarin e administratës Trump, Richard Grenell, frustrimin e ka manifestuar ndaj Hotit.

“Megjithatë, eshte pikërisht Presidetja Omsani qe per ta pefituar ndonjë kredit politik nga kjo administratë, u detyrua ta mbroje nje marrëveshje te nenshkruar nga ish-kryeministri Hoti, cfare edhe ne te vertete e solli reagimin e Grenllit kunder saj. Madje edhe te tentoje t’i mashtroje SHBA-te se si gjoja Kosova e ka zbatuar ate marrëveshje.”, ka shkruar Kasolli.

Sipas tij, Osmani vetëm mund ta ëndërrojë suksesin e Hotit.

“Sepse ish-kryeministri eshte lideri i fundit politik te Kosovëss qe ka arritur te depertoje ne Shtëpi te Bardhe dhe te nënshkruaj marrëveshje se bashku me Presidentin e superfuqisë planatare. Dhe ishin politikat populiste edhe te Vjoses qe e nxorën Kosoven nga kjo adrese dhe rikthyen ne Bruksel te Borrelli dhe Lajcaku”, ka shkruar Kasolli.

Tutje ai ka pyetur se pse Osmani nuk u prit të paktën nga Marco Rubio.