Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Osmani po e përfundon mandatin duke i lënë një favor Vetëvendosjes

Kasolli: Osmani po e përfundon mandatin duke i lënë një favor Vetëvendosjes

Analisti Afrim Kasolli ka reaguar në Facebook lidhur me vendimin e presidentes Vjosa Osmani që të mos e emërojë anëtarin e ri të KQZ-së para përfundimit të mandatit të saj, duke ia lënë këtë çështje kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Sipas tij, për këtë pozitë kanë pretendime si Lëvizja Vetëvendosje, që i mbështet kërkesat në bazë të numrit të deputetëve dhe votave elektorale, ashtu edhe PDK, duke u bazuar në praktikën tradicionale të ndarjes së ulëseve në KQZ mes partive parlamentare.

Kasolli vlerëson se ushtruesja e detyrës së presidentes mund t’i japë përparësi partisë së saj, gjë që sipas tij mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të thellojë krizën politike.

Ai shton se arsyet e këtij vendimi janë më shumë politike sesa juridike dhe se Osmani po e përfundon mandatin duke i dhënë një favor të fundit Vetëvendosjes.