Analisti Afrim Kasolli, i ftuar në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria, ka deklaruar se një nga gabimet më të mëdha të opozitës ka qenë indiferenca ndaj hulumtimeve të opinionit publik.
“Një nga gabimet më të mëdha që i ka bërë opozita ka qenë indiferenca ndaj hulumtimeve të opinionit publik. Nëse i shohim të gjitha hulumtimet e realizuara, veçanërisht ato të UNDP-së, të cilat vazhdimisht kanë shërbyer si shembull për matjen e pulsit publik, vërehet se këto sinjale janë neglizhuar.”-shtoi ai.
Kasolli shtoi se qytetarët janë të pakënaqur me gjendjen ekonomike, e cila paraqet një nga problemet kryesore të evidentuara në këto hulumtime.
Megjithatë, sipas tij, opozita nuk ka arritur ta lexojë dhe ta adresojë si duhet këtë sinjal të rëndësishëm të ardhur nga opinioni publik.