Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: Nuk jam i sigurt nëse VV do t’i siguroj 51 deputet

Kasolli: Nuk jam i sigurt nëse VV do t’i siguroj 51 deputet

I ftuar në emisionin ‘ARB Debat’ përballë gazetarit Rid Berisha, analisti politik Afrim Kasolli nuk është i sigurt nëse Lëvizja Vetëvendosje do t’i sigurojë 51 deputetë.

Sipas vlerësimit të Kasollit, nëse ish – ministri Nenad Rashiq nuk bëhet deputetë VV do të ketë pengesa të formojë qeverinë e Kosovës.

“Diferenca është e madhe ndërmjet partisë së parë Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive tjera politike, edhe votat që vijnë nga diaspora po ashtu e pasqyrojnë një trend të qartë një hendek goxha serioz ndërmjet VV-së dhe partive të tjera, tash mënyra se si do të përpunohen në sistem kur të integrohen të gjitha këto vota do ti sigurojë VV-ja 51 deputetë unë nuk jam i sigurt dhe sa do të marrin edhe partitë e tjera por edhe nëse i merrë 51 deputëte shumçka do të varet po ashtu edhe nga se a do të bëhet deputetë ish – ministri Rashiq sepse nëse nuk bëhet ai deputetë përsëri edhe nëse i ka 61 deputetët Lëvizja Vetëvendosje do të ketë pengesa të tjera në formimin e qeverisë së Kosovës”, deklaroi ai në ‘ARB Debat’./tvarbëria/