![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Analisti Afrim Kasolli, i ftuar në emisionin ARB Debat me Rid Berishën, prodhim i TV Arbëria, ka komentuar deklaratën Kreut të VV-së Albin Kurti i cili e ‘konsideroi’ veten ‘babë’.
Kasolli theksoi se deklarata e Albin Kurtit, kur i dha vetes epitetin “Babë”, nuk është e rastësishme.
Ai e konsideroi këtë një deklaratë paternaliste që përdoret nga liderët populistë, të cilët operojnë me imazhin e liderit si një figurë që kujdeset për të gjithë, dhe që ka si qëllim të suspendojë pluralizmin brenda një shoqërie.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Sipas Kasollit, në teoritë psiko-analitike, çlirimi i shoqërive njerëzore fillon me fenomenin e “atvrasjes”, duke e përdorur këtë në kuptimin figurativ.
Në vazhdim, ai komentoi sulmin që ministrja Gërvalla i bëri Haradinajt, duke theksuar se ai nuk e sulmoi për qeverisjen e tij, por se një deputet i Bundestagut gjerman, me ndikim të madh në politikën evropiane, pak ditë më parë ka pranuar se ka mbështetur Kurtin dhe ka pasur premtim nga ai për largimin e ndikimit të luftës nga politika.
Kasolli argumentoi se deklaratat e Gërvallës janë pasojë e këtij investimi politik, të cilin politikanët perëndimorë tashmë po e pranojnë, që e mbështetur koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Guxo, pasi ata kanë premtuar shpartallimin e kundërshtarëve të tyre politikë, siç ndodhi edhe në Maqedoninë e Veriut.
Përfundimisht, ai e vuri theksin në faktin se nuk ka pasur reagime zyrtare perëndimore ndaj ndërhyrjeve të këtilla, siç ndodhi me përfshirjen e Kurtit në proceset elektorale të Maqedonisë së Veriut, dhe e konsideroi këtë si një veprim të pashpjegueshëm për shtetin e Kosovës./tvarbëria/
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)