Analisti i çështjeve politike në vend, Afrim Kasolli ka komentuar mbi aktualitetin politik, shkruan TV Arbëria.
Kasolli përmes një postimi në facebook, ka thënë se mediat po e kryejnë punën e opozitës.
“Nje nga paradokset e jetes publike ne Kosove eshte se aktualisht mediat e kryen punen e opozitës. Ta parat e sfidojne, e kritikojne dhe polemizojne me pushtetin, kurse shumica e drejtuesve te partive opozitare heshtin. Madje edhe keto dite kur jane ngritur temperaturat politike. Si duket ende nuk perfunduar per ta pushimi i tej zgjatur politik”, ka shkruar Kasolli.
Tutje analisti potencon se si rezultati i kësaj, qytetari duhet të zgjedh mes logjikës “sovraniste” të pushtetit dhe pushimit të pafund opozitar.
“Mirëpo, problemi është se në zgjedhje marrin pjesë këto të fundit. Dhe qytetarët në fund duhet te zgjedhin ndermjet logjikes “sovraniste” te pushtetit dhe pushimit te pafund opozitar. Prandaj, as percaktimit i tyre nuk mund te jete i rastësishm. Kjo anomali e zbulon edhe anen e erret te kesaj politike, se kush kend e kontrrollon”, ka shkruar Kasolli. /TV Arbëria
Postimi i tij: