Afrim Kasolli në TV Arbëria deklaroi se LVV ka minuar rolin e ShBA-ve në dobësimin e Listës Serbe, duke shtuar se Radoiçiqin për herë të parë e kanë futur në listë të zezë pikërisht ShBA-të.
Ai kritikoi Mimoza Kusarin për koordinim me Radoiçiqin gjatë kohës kur ai ishte në listën e zezë dhe duke folur për deklarimet kundër SHB-së theksoi se është tejet e ulët të thuhet se ShBA-të po mbrojnë Listën Serbe, pasi ato i ndajnë çështjet penale nga ato kushtetuese.