Analisti politik Afrim Kasolli ka deklaruar se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, po përpiqet ta ruajë pozitën e tij politike brenda partisë.
Sipas Kasollit, veprimet e fundit të Abdixhikut nuk janë të orientuara drejt reformimit të thellë të LDK-së, por më shumë drejt, siç tha ai, “shpëtimit të kokës politike” pas rezultateve dhe zhvillimeve të fundit.
Ai ka shtuar se situata aktuale brenda LDK-së dëshmon për mungesë të llogaridhënies dhe për një krizë të vazhdueshme të lidershipit, e cila mund të ketë pasoja afatgjata për partinë.
Kasolli vlerëson se mënyra se si Abdixhiku po e menaxhon këtë periudhë do të përcaktojë jo vetëm fatin e tij politik, por edhe drejtimin e ardhshëm të LDK-së.