Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: Kurti është shterruar politikisht, nuk ka më çfarë t’i ofrojë shoqërisë

Kasolli: Kurti është shterruar politikisht, nuk ka më çfarë t’i ofrojë shoqërisë

Analisti Afrim Kasolli ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke vlerësuar se ai ndodhet në një pozitë të vështirë politike dhe pa ofertë të re për qytetarët.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin ARB Debat në TV Arbëria, Kasolli deklaroi se Kurti është “shterruar politikisht” dhe i vetëdijshëm se nuk është më adresa e duhur për menaxhimin e krizave që, sipas tij, po thellohen çdo ditë.

Sipas Kasollit, në vend që të ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e situatës socio-ekonomike, kryeministri është fokusuar kryesisht në ruajtjen e narrativës së tij politike.

“Jam i bindur që Kurti tashmë e di që ndodhet në një pozitë të palakmueshme politike… ai është shterruar politikisht dhe nuk ka çka t’i ofrojë më kësaj shoqërie,” u shpreh ai.

Tutje, ai theksoi se përpjekjet e Kurtit nuk janë të orientuara drejt korrigjimit të trendeve negative, por drejt krijimit të një perceptimi më pozitiv për situatën në vend.

“I gjithë insistimi i tij është jo se si të marrë veprime për t’i korrigjuar këto trende negative socio-ekonomike, por vetëm si të ketë të besueshëm narracionin e tij se situata është pozitive dhe jo aq alarmante siç po perceptohet në media,” deklaroi Kasolli.

/TV Arberia