Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Kriza në Siri nuk do të thotë se merr fund sot

Kasolli: Kriza në Siri nuk do të thotë se merr fund sot

Analisti Afrim Kasolli ka bërë një shkrim pasi sot ra sundimi 61-vjeçar i Partisë Baath në Siri, kur kryeqyteti Damasku doli nga kontrolli i regjimit.

Shkrimi i tij:

Pas me shumë se 50 viteve dominim në Siri, sundimi i Familjes së Assad-it mori fund. Edhe Damasku, kryeqyteti i këtij shteti ka rënë në duar të kryengritësve.

Forca kryesore opozitare në përmbysjen e regjimit të asaj dinastie familjare u bë grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS), nën drejtimin e liderit të tij ikonik, Abu Mohammed al-Jolani.
Ky i fundit, e filloi aktivitetin e tij në organizatën terroriste Al Kaida në Irak. Më vonë u distancua prej saj për të krijuar një front anti-regjimit në Siri, të quajtur si Jabhat Fateh al-Sham (Fronti për Pushtimin e Levantit), e cila u shndërrua në Hayat Tahrir Al Sham (HTS), ose Organizata për Çlirimin e Levantit.

Gjatë kesaj kohe po ashtu, Jolani iu nënshtrua një ndryshimi politik dhe ideologjik. Ai beri përpjekje maksimale ta distancoje veten nga një xhihadist klasik anti-perëndimor, ne një revolucionar te pranueshëm.

Intervista e tij para pak dite në CNN e dëshmon këtë imazh të ri. I veshur me një uniformë ushtarake, me një mjekër te krehur mire dhe zë te bute, al-Jolani, fliste per rolin e tij vetëm si nje kryengritës ne funksion te çlirimit te Sirise nga regjimi brutal i Assad-it. Thomas Pierret, një specialist mbi Islamin Politik, i ka thënë mediumit të njohur britanik “The Guardian” se ai tashmë i ngjan një “radikali pragmatist”.

Natyrisht, ne rol vendimtar në këtë kthese historike në Siri luajti edhe zhvendosja balancave te pushtetit. Putini si mbështetetsi kryesor i Assad-it nuk mund te bënte asgjë, per shkak te luftës ne Ukraine. Një deshmi kjo e tkurrjes se peshës ndërkombëtare te këtij shteti. Dhe se nga ajo lufte edhe nëse korr suksese ne terren, përsëri Rusia do te dal e humbur. Po ashtu, Irani dhe forcat e tij proxy, si Hezbollahu ishin te pafuqishme per te ndihmuar aleatin e tyre si pasoje e humbjeve nga konflikti me Izraelin.

Si ne çdo krize qe shfaqet një mundesi dhe ne çdo mundësi fshihet një krize, edhe kriza ne Siri nuk do te thotë se merr fund sot. Përkundrazi. Ai shtet ndodhet i ndare ne shume zona ushtarake dhe me ndarje te theksuara sektare. Me mbi 500,000 viktima dhe miliona te zhvendosur per shkak te luftes civile qe nga viti 2011,e ardhmja e tij është ende e paqarte. Por me rënien e regjimit brutal te Assadit, të pakten mundësite jane më të mëdha.

Themes by WordPress