Analisti politk Afrim Kasolli, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se ani pse fushata zgjedhore ka filluar, kjo parti nuk e ka publikuar ende planprogramin e saj qeverisës.
Kasolli thotë se është e pakuptueshme dhe mjaft e çuditshme, kur partia në pushtet hyn në fushatë zgjedhore pa planprogramin e saj qeverisës.
Kasolli këtë e quan një neglizhenc të pajustifikueshme përball elektoratit
“Tash është fillimi, unë kryesisht jam duke u marrë më shumë me anën e programeve, cka ato kanë të shkruar si premtime për mandatin qeverisës, e çuditshme për mua dhe e befasishme dhe e pakuptueshme, kemi një rast ku partia në pushtet hyn në fushatë zgjedhor e pa program qeveritar. Është nosens logjik edhe e papërsërtshme në këtë traditën tonë të re politike, dhe demokratike qe flet për një neglizhenc të pajustifikueshme përball elektoratit të saj, edhe një papërgjegjësi në raport me elektoratin.”, ka thënë Kasolli.
Tutje analisti thotë se, partitë opozitare të paktën i kanë publikuar këto planprograme, ani pse mund të kenë vërejtje.
“Edhe sa i përket programit të partive të tjera politike, atyre mund t’ju bëhen vërejtje, mund t’ju behen kritika, ka hiperbolizime, ka premtime që nëse ëhet analizë racionale është e vështirë që mund të prkthehen në realitet, por megjithatë ato kanë ofru një planprogram dhe diskutimi zhvillohet mbi atë se cka ato kanë të shkruar, një referenc është ndërkohë partianë pushtet hyn pa planprogram qeverisës”, ka thënë Kasolli. /TV Arbëria