Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli kritikon partitë të cilat ende nuk i kanë publikuar programet e tyre: As ata vetë nuk i besojnë atyre që kanë shkruar, i konsiderojnë si shkarravina

Kasolli kritikon partitë të cilat ende nuk i kanë publikuar programet e tyre: As ata vetë nuk i besojnë atyre që kanë shkruar, i konsiderojnë si shkarravina

Analisti politik, Afrim kasolli, ka kritikuar partitë politike të cilat nuk e kanë publikuar ende programin e tyre qeverisës, në faqet e tyre zyrtare për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan TV Arbëria.

Ai ka thënë se kjo tregon se partitë politike edhe vetë nuk i besojnë asaj se çfarë kanë shkruar.

Tutje thotë se programet partitë I konsiderojnë si shkarravina.

Postimi i plotë:

Te gjitha ato parti që nuk e kanë publikuar programin e tyre qeverisës për zgjedhjet e 9 shkurtit në faqen zyrtare të subjektit politik, tregon se edhe vetë nuk i besojnë atyre që kanë shkruar. Thjesht i konsiderojnë si shkarravina që sa më pak që qytetarët të kenë qasje në dokumente të tilla aq më më mirë për to. Dhe janë të vetëdijshme se këtë punë e kanë bërë sa për sy e faqe, vetëm formalisht, dhe jo që besojnë në forcën transformative të ideve që i kanë projektuar. Një qaseje e tillë është mashtrim dhe ofendim i shumicës së qytetarëve të Kosovës. Është e pakuptueshme se si aktualisht dy partitë më të mëdha në vend, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e kanë në faqen zyrtare këtë dokument. Ata mund të kanë ne rrjetet e tyre sociale individuale, por këto të fundit nuk janë zëvendësim për subjektin si përfaqësim kolektiv.

/TV Arbëria