Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli kritikon Memli Krasniqin e Uran Ismailin: Mjerimi politik i Klanit Bon Vivant pasqyrohet në spotet e tyre elektorale

Kasolli kritikon Memli Krasniqin e Uran Ismailin: Mjerimi politik i Klanit Bon Vivant pasqyrohet në spotet e tyre elektorale

Analisti politik Afrim Kasolli, ka shpërndarë një kritikë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se po bëhet një propagandë elektorale nga Klani Bon Vivant, duke e quajtur mjerimin politik që ata përfaqësojnë.

Sipas Kasollit, spotet e tyre elektorale, me një përmbajtje të varfër dhe të thjeshtë, nuk kalojnë as nivelin e frymës pozitive të librave të suksesit personal, si “Si të jesh i suksesshëm” apo “Si të bëhesh i pasur”. Ai thekson se propaganda e Klanit Bon Vivant përqendrohet në një mit të sukseseve individuale, ku “sa hap e mbyll sytë vjen fitorja”, duke e cilësuar këtë qasje si të pavend për një debat politik të vërtetë.

Kasolli shton se politika për këta individë nuk ka të bëjë me një përballje ideologjike apo me luftën për kauza më të mëdha, por më tepër me frymën e Lali Erit – një imitim i stilit të udhëheqësve që përfaqësojnë interesa private dhe jo kauza politike.

“E ku politika nuk ka te beje asgje me betejen apo antagonizmin ndaj nje hegjemonie ideologjike. Mbase ka te beje edhe me pervojen e tyre personale, sepse te njejtit vetem i kane korrur fitoret e te tjereve. Nje imitim tipik i frymes se Lali Erit. Ku drejtuesi nuk perfaqeson asnje kauze politike pos binzeseve te tij private”, ka shkruar Kasolli.

Ai gjithashtu sugjeron se PDK ka mundësinë të rithemelojë veten politikisht në këto zgjedhje, duke u distancuar nga kjo mendësi apolitike dhe duke përqendruar vëmendjen në ide dhe vlera që shkojnë përtej suksesit individual.

Kasolli e mbyll deklaratën e tij duke theksuar se mundësia për një ndryshim të vërtetë është e hapur dhe se koha për t’u distancuar nga këto praktika është tani. /TV Arbëria

Postimi i tij: