Analisti politik Afrim Kasolli, gjatë një interviste në emisionin “ARB Debat” në TV Arberia, ka deklaruar se në paraqitjen e fundit publike Glauk Konjufca nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për sjelljen politike të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Kasollit, Konjufca nuk ka kërkuar falje para opinionit publik për veprimet e deritanishme të LVV-së, por ka ndjekur një qasje që synonte relativizimin e përgjegjësisë politike.
“Mbrëmë e analizova intervistën e Glauk Konjufcës dhe ai nuk pati pendesë. Nuk kishte pendesë, nuk kishte kërkim faljeje para opinionit publik se sjellja jonë politike ka qenë e gabuar, por ishte një lloj qasjeje dinake për ta relativizuar atë se çfarë ka bërë LVV deri tani”, ka thënë Kasolli.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosje po përballet me kritika të shtuara nga opozita dhe analistët politikë lidhur me qasjen e saj në zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend.