Shkruan: Afrim Kasolli- Përjashto komunat në pjesën veriore, sepse për to nuk figurojnë të dhënat e shpenzimeve kapitale, sipas atyre që i paska prezantuar Insituti GAP, Komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës, janë komunat që kanë dështuar më së shumti në këtë drejtim.
E para ka arritur t’i shpenzojë vetëm 42 %, kurse e dyta vetëm 41% projeksioneve buxhetore për shpenzimet kapitale. Dhe një dështim i tillë, sidomos në rastin e parë, paraqet edhe dështim për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sepse, Përparim Rama ishte kandidat i tij i preferuar si pjesë e reformave në LDK. Në këtë mënyrë, dëshmohet se lideri i LDK-së, ka dështuar pikërisht që të ndërtojë një alternativë të duhur politike me kuadrin e reformave qe i ka proklamuar.
/TV Arbëria