Analisti politik Afrim Kasolli, gjatë një interviste në emisionin “ARB Debat” në TV Arberia, ka theksuar se kjo është hera e parë që Kosova po përballet me një krizë të tillë politike, për dallim nga vendet e tjera me tradita të gjata institucionale, të cilat kriza të tilla i tejkalojnë më lehtë, shkruan TV Arbëria.
Ko është hera e parë që Kosova po përballet me një krizë të tillë politike, për dallim nga vendet e tjera me tradita të gjata institucionale, të cilat kriza të tilla i tejkalojnë më lehtë, kanë tjera mekanizma, kanë tjera struktura, pushtete që i mirëmbajnë stabilitetin në vend”- tha Kasolli.
Analisti politik ka vlerësuar se Albin Kurti ka qenë bllokuesi i proceseve politike, si pasojë e pakënaqësisë me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka bërë të ditur se nuk është e gatshme të hyjë në kompromise me partitë e tjera pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.