Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Kosova duhet t’i vendos tarifa tregtare mallrave kineze deri në 100 për qind

Kasolli: Kosova duhet t’i vendos tarifa tregtare mallrave kineze deri në 100 për qind

Analisti Afrim Kasolli në shkrimin “Si po e “ndihmon” edhe Kosova terthorazi Rusinë për luftën në Ukrainë?” te botuar në TV. Arberia, ka bërë thirrje që shteti i Kosovës të vendos tarifa doganore deri në 100 për qind për mallrat kineze.

Sipas tij një kërkesë të tille Shtetet e Bashkuara të Amerikës ua kanë kërkuar shteteve të BE-se si pjese e masave për ta shtuar presionin ndërkombëtar për ta dobësuar forcën ushtarake te Rusisë në Ukraine. Ngase sipas Uashingtonit vetëm sanksionet perëndimore nuk janë duke rezultuar të suksesshme, sepse Kina dhe India e kanë shfrytëzuar këtë shans për të përfituar nga burimet e lira energjetike ruse, duke i ndihmuar kësaj të fundit ta ushqejë makinën luftarake kundër Ukrainës.

Në këtë kontekst, Kosova do të ishte në linjë të plotë me projeksionet gjeopolitike amerikane, madje edhe para BE-se. Kurse në anën tjeter kjo do të shënonte një avantazh serioz diplomatik edhe në raport me Serbinë para ShBA-ve, ngase Beogradi do ta ketë te vështirë ta bëjë një gjë të tillë, marre parasysh raportet intensive ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Kines.

Nuk duhet harruar faktin se sipas ASK sa i përket raporteve tregtare me botën e jashtme, pas këmbimit me vendet e CEFT-as dhe BE-se, Kosova e ka vëllimin me te madh tregtar te importeve nga Kina (14,5%) dhe Turqia (12,7%).

Është e udhës që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sa merret që nga me mëngjesi në mbrëmje me sulme kundër Gjykatës Kushtetuese të fokusohet me shumë në veprime të tilla strategjike qe do te krijonin jo pak përfitime diplomatike per shtetin e Kosovës në këtë kohë të trazimeve globale.