Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Kosova dje i përjetoi dy sulme, të parin me gjasë nga Serbia, të dytin nga kryeministri Albin Kurti…

Kasolli: Kosova dje i përjetoi dy sulme, të parin me gjasë nga Serbia, të dytin nga kryeministri Albin Kurti…

Analisti politik Afrim Kasolli, ka reaguar përmes një shkrimi në facebook, rreth konferencës së kryeministrit Albin Kurtit, dhe deklaratave që i tha ky i fundit, pas sulmit në Zubin Potok shkruan TV Arbëria.

Kasolli tha se sulmi i dytë për Kosovën është nga Kurti sepse sipas tij, ai sulmin në Zubin Potok e shfrytëzoi për të sulmuar opozitën dhe mediat.

“Kosova ne oret e vona te nates i përjetoi dy sulme serioze. Te paren ne infrastrukturën e saj kritike, sipas te gjitha gjasave nga Serbia dhe te dytin nga kryeministri Kurti, duke e shfrytëzuar kete rast per qerim te hesapeve me armiqtë e brendshëm, opozitar e medial, pasi keta te fundit i kane shpallur luftë hibride atij, Kosovës dhe kombit shqiptar”, ka thënë Kasolli.
“Sidoqoftë, nje shtet e mbron vitalitetin demokratik kur qytetarët e tij nuk bien pre e asaj skeme, ku domosdoshmërisht dashuria per shtetin dhe kombin duhet ta kalojë nga dashuria per pushtetin”, ka shkruar tutje ai.

Postimi: