Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Konjufca instrument për relativizimin e dëmeve të LVV-së

Kasolli: Konjufca instrument për relativizimin e dëmeve të LVV-së

Në një intervistë për emisionin “ARB Debat” në TV Arberia, analisti politik Afrim Kasolli ka deklaruar se Glauk Konjufca në LVV është vetëm një instrument për të relativizuar dëmet politike dhe publike të krijuara nga sjelljet e deritanishme të kësaj partie.

“Glauk Konjufca në Lëvizjen Vetëvendosje është vetëm një instrument për të relativizuar dëmet që janë krijuar në aspektin politik dhe publik nga sjelljet e deritanishme të LVV-së, por jo për të dhënë shenja përmirësimi apo korrigjimi- shtoi ai.

Sipas Kasollit, Konjufca nuk ka kërkuar falje para opinionit publik për veprimet e deritanishme të LVV-së, por ka ndjekur një qasje që synonte relativizimin e përgjegjësisë politike.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosje po përballet me kritika të shtuara nga opozita dhe analistët politikë lidhur me qasjen e saj ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale në vend. Kritikat janë përqendruar kryesisht në mënyrën e qeverisjes, mungesën e dialogut politik dhe shmangien e debatit publik për çështje të rëndësishme shtetërore.